...
Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari, Xhesjon Zogu me profesion gazetar.
Ai u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës.
Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital në gjnedje të rëndë.