...
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që përfshiu hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku”, në orët e para të mëngjesit, duke lënë të lënduar gjashtë pushues.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të godinës, në pronësi të shtetases me iniciale M. A.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar gjashtë pushues, pesë prej të cilëve janë shtetas të Kosovës dhe një shtetas nga Rrësheni.
Policia njofton se pesë nga të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar.
Dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Zjarri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e hotelit.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).
Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.