...
8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjinit të Fushë-Krujës, së bashku me Jurgen Zoton në ambientin e përbashkët. Të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe.
Pezullimi “do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës.
Hetuesit dyshojnë se Bajri u sulmua si mesazh nga Ibrahim Lici, rivali në arrati i Bajrave në Shkodër. I plagosur me një thikë artizanale, mbeti edhe Jurgen Zoto.
Pas ngjarjes, Zoto u transferua në burgun e Burrelit ndërsa Gjini në Drenovë, në izolim për 3 muaj.
Njoftimi:
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pezullohen punonjësit e policisë së IEVP-Fier që ishin të planizuar në turn ditën e ngjarjes.
Ngjarja e së shtunës në IEVP Fier pezullon nga detyra punonjësit e sigurisë:
1- K/Inspektor G.B – Përgjegjës turni në regjimin e Brendshëm.
2- Inspektor Sh.H – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
3- Inspektor A.A – Punonjës i rolit bazë.
4- Inspektor D.GJ – Punonjës i rolit bazë.
5- Inspektor A.H me detyrë punonjës i rolit bazë.
6- Inspektor P.K me detyrë punonjës i rolit bazë.
7- Inspektor S.Ç me detyrë punonjës i rolit bazë.
8- Inspektor A.S me detyrë punonjës i rolit bazë.
Pezullimi i punonjësve të sigurisë do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut Fier që kanë qenë të planizuar ditën e ngjarjes.