... Nami.al

U mor peng nga ish-burri pasi i vrau të atin dhe i plagosi nënën, Refit Buzi liron Rozalindën

Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-i fejuari është liruar.

Pas rrethimi të zonës nga RENEA, Refit Buzi ka lëshuar 24-vjeçaren dhe po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.

Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.

Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalina Plakun 24-vjeçe dhe u largua pa gjurmë.

Familjarët thonë se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.

Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalina studionte për infermiere.