...
Avokati Gentian Sejrani denoncon se protetuesi Niko Çarkaj, është dhunuar në ambjentet e dhomave të izolimit.
Ai thotë se Çarkaj vuan epilepsia dhe pavarësisht kësaj mbahet në izolim.
19 protestues pritet të dalin para gjykatës për masa sigurie pas protestës te Parlamenti ku i përplasën me policinë.
Protestuesit akuzohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ata pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie.