... Nami.al

E rëndë në Përrenjas! 69-vjeçari lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit, por fatmirësisht tragjedia është shmangur. 

Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Shtetasja e dëmtuar po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.