... Nami.al

“Franca riafirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE” – Macron reagon pas takimit me Ramën

Presidenti francez Emanuel Macron ka ndarë në rrjetin social X një mesazh pas takimit të zhvilluar në Pallatin Elize me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Macron shprehet se Franca “riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama.

Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë.

Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës.

Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X.