... Nami.al

Sërish tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Tales, ku dy të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik.

Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Kujtojmë se, dy të rinj nga Kosova humbën jetën Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan në momentet e fundit.