... Nami.al

“Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni replikon me Trump: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit, e ironizoi duke thënë se ajo e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës dhe se i erdhi keq për të.

Në një video të publikuar në X, liderja italiane theksoi se nuk e kupton sjelljen e Presidentit të SHBA ndaj aleatëve të tij, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që ai nuk ka të njëjtën vendoshmëri ndaj armiqve.

“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, tha Meloni.

Ajo i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si të sajuara, ndërsa e përfundoi fjalën e saj duke thënë: ”Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”.

“Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha e detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të.“, tha Trump.