...
Protestuesit dje kanë rrethuar Kuvendin, ku mbahej seanca e radhës parlamentare.
Për këtë arsye, deputetët janë detyruar të dalin nga hyrja e pasme.
Por edhe aty ka pasur disa protestues, të cilët kanë pritur dhe pyetur deputetët.
Një prej tyre, ka pyetur deputeten Sara Mila nëse është e gatshme të japë dorëheqjen.
Përgjigjia e saj ka qenë ndryshe nga koleget e vet dhe ka ndezur rrjetin me komente.
“Jam gati për një gjë po s’ja them dot këtij çunit”, ishte përgjigjja e Milas, që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Protestuesi: A jeni gati për dorëheqje zonja dhe zotërinj deputetë?
Sara Mila: Jam gati për një gjë, po s’ia them dot këtij çunit.