...
Një 34-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një aksident.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Vajkan, në aksin rrugor Fier-Lushnjë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.M., po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt. Si pasojë ndërroi jetë 34-vjeçari, drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.