...
Sot shënohet dita e 11-të e protestave në kryeqytet, me të njëjta kërkesa: kundër projektit të Zvërnecit, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sikurse ditët e tjera, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’, e vijuan marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta në duar, “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Kur studentët ngrihen shteti dridhet”.
E dominuar nga të rinjtë, por që nuk mungojnë as fëmijët, e kanë bërë protestën paqësore dhe pa incidente.
Gjithashtu ajo çfarë bie në sy në protestën e sotme është edhe një pankartë në të cilën shkruhet, “Prizren 1878 bën bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, Tiranë 2026 bënë bashkë shqiptarët e 5 kontinenteve”.
Këto protesta janë cilësuar prej të rinjve si “Revolucioni i Flamingove”. Flamingo u përzgjodh si simbol sepse përfaqëson drejtpërdrejtë ekosistemin e Lagunës së Nartës, por më pas u bë si shenjë dalluese e ngritjes të së rinjve të cilët shprehin pakënaqësitë ndaj çështjeve sociale, ekonomike dhe politike në vend përmes protestave.