... Nami.al

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Hapen qendrat e votimit në Kosovë, kreu i KQZ-së bën thirrje për pjesëmarrje masive

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen brenda një periudhe prej vetëm 16 muajsh.

Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 07:00. Pas hedhjes së votës së tij, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Ai ftoi votuesit të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.