... Nami.al

Rama do takohet me banorët e Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me banorët e Zvernec këtë të premte në mbrëmje, bëjnë me dije burime për Euronews Albania.

Sipas informacioneve paraprake, takimi është parashikuar të nisë në orën 18:00 dhe pritet të fokusohet në çështje që lidhen me komunitetin lokal dhe problematikat e ngritura nga banorët e zonës.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkia Vlorë.

Sipas informacioneve të siguruara, aktiviteti do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë.

Takimi zhvillohet në kuadër të protestave kundër projektit të resortit në Zvërnecit të cilat kanë marrë një përmasë kombëtare dhe në Tiranë.