... Nami.al

“Shteti po fal Zvërnecin?”, Rama: Lajm i rremë, ajo është një pronë private ‘dembabadem’!

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e themelimit të një kompanie në fushën e teknologjisë “Albanian Digital Solution”.

Në fjalën e tij Rama iu përgjigj dhe zërave që thonë se shteti shqiptar ka falur investitorëve tokën në Zvërnec të Vlorës.

Rama e quajti një lajm të rremë, pasi shteti nuk ka pjesë aty sipas tij, duke thënë se është një pronë private dembabadem dhe investitorët që e kanë marrë përsipër janë tejet serioz.

Rama: Një qasje e re e qeverisë, e kalimit të Shqipërisë në një fazë të re . qeveria e ka parë të udhës për ti dhënë më tepër theks forcave që mund të verë në terrenin e ekonomisë sektori publik. Koorporata Shqiptare e Investimeve flet qartësisht përparësinë e kësaj qasjeje. Ka krijuar një portofol me një kapacitet me gjysëm mld euro që do shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke bërë që pronat publike duke i dhënë në shërbim të zhvillimit. Jo më kudo dhe kurdo të dhënies së pronës publike për hiçasgjë në emër të zhvillimit.

Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tetej serioz të cilën atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kam mbaruar negociatat pasi KSHI është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty e shtetit shqiptarë.