... Nami.al

“Ata të drogës i lënë neve nuk na lejnë”/ Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Vlorë, tregtarja: Në të sëmës…

Tregu i fruta-perimeve në qendër të Vlorës është mbyllur, si pjesë e projektit për rijetëzimin e zonës pranë Sahatit.

Tregtarët kundërshtojnë zhvendosjen drejt Jallisë së Nartës, duke e cilësuar zonën të largët.

Tregtarët shprehen se vendndodhja e re është tepër larg dhe e papërshtatshme për aktivitetin e tyre, ndërsa kërkojnë shtyrje të afateve për të shitur mallin që kanë në stok.

Një nga tregtaret thotë me batuta se janë bërë si kanali i Hormuzit të rrethuar nga policët, ndërkohë që shton se policia ata të drogës i lejon, ndërsa tregtarët e fruta-perimeve jo.

Biseda:

Qytetarja: Jemi bërë si kanali Hormuzit, policë atje, policë këtu.

Pyetje: çfarë po shisni?

Qytetarja: Ata të drogës i lënë neve nuk na lejnë.

Pyetje: Ku do shkoni tani? 

Qytetarja: Në të sëmës

Po ashtu, pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët, të cilët thonë se mbyllja e tregut i lë pa një pikë të rëndësishme furnizimi me produkte të freskëta.