... Nami.al

E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Gonzatos

Bashkimi Europian ka dënuar sulmet e kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, i quan të papranueshme deklaratat e Berishës dhe thekson se ambasadori i BE-së ka vepruar gjithnjë me profesionalizëm dhe integritet.

“Një zëdhënës i BE-së iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Europës: “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në postim.

Në ditën e Europës, Berisha akuzoi ambasadorin europian në vendin tonë, duke e quajtur Gonzaton “ambasador të Edi Ramës”, dhe duke pretenduar se ai ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel kundër opozitës shqiptare.

E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Gonzatos