...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal te çështjet e ngritura nga qytetarët, duke u fokusuar në problematika që, sipas tij, lidhen me situatën ekonomike dhe sociale në vend.
Në fjalën e tij, Berisha përmendi edhe shqetësime të ngritura nga shqiptarët e diasporës, si dhe çështje që lidhen me sektorin e bujqësisë, përfshirë subvencionet dhe fondet për fermerët. Ai gjithashtu iu referua debatit politik mbi menaxhimin e burimeve dhe politikave qeveritare, duke i përfshirë këto në diskutimin parlamentar për problematikat e qytetarëve.
“Në agjendë kushtuar probleme tuaja, por kjo është hipokrizia më e madhe e tyre. Cilido që pat fatin të ndjekë lajmin e censuruar nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama, në të cilin shqiptarët e diasporës në Irlandë, e zhveshën lakuriq kryetarin tuaj të parlamentit dhe i thanë ‘ne jemi këtu, sepse jeni ju’. Dëgjojini lajmet me zë dhe figurë. ‘Jo vetëm që vidhni, por ju mbroni hajdutët. Ne ikëm vetëm ikim nga një tokë e bekuar, që është bërë për ne në një tokë të mallkuar’.
Ju e shihni që ajo vjedh, që kontrollin e fundit. Çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve?! Ju, në tërësi meritoni mbiemrin Balluku. Si mund të flisni ju për hallet e popullit?! Ku jeni e vetmja qeveri në Europë, që u hiqni fshatarëve subvencionin për naftën. A ka akt më të papërgjegjshëm! Kjo është një politikë, jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por të largimit të tyre. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut. Vodhët të gjitha paratë e IPARD dhe privuat fermerët. E dini ju këtë, e dini të gjithë! Por ju jeni Ballukër, jeni ‘ballukizuar’ të gjithë!”, tha Berisha.
Lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, Berisha tha se autori ishte “terrorist i votave”.
“Më vjen keq të citoj veten time, por sapo thashë që jeni ballukizuar të gjithë. Të flasësh për reformën në drejtësi, ndërkohë që përdorni mandatet, 33 thikë për të mbrojtur vjedhjet e Ballukut, nuk ka hipokrizi më të madhe se kjo. Të fortit janë patronazhistë të poshtër, që terrorizojnë qytetarët, Ai duhej arrestuar 10 herë, por nuk u arrestua asnjëherë, sepse ishte terroristi i votave. Gjërat duhet t’i themi siç janë. Ballukizimi juaj është fundi juaj. Ju i dhatë goditjen më fatale drejtësisë”, tha Berisha.