... Nami.al

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”.

Vendimi konfirmon kështu që pajisjet e sekuestruara mund të hapen dhe të analizohen nga hetuesit, si pjesë e hetimeve që po kryen SPAK.

Kompania Senka shpk, e cila është një nga subjektet e kontrolluara me urdhër të SPAK në këtë dosje, kishte ankimuar vendimin e GJKKO që lejonte kqyrjen e celularëve të sekuestruar.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e rrëzoi këtë ankim, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.