... Nami.al

Pas Veliajt dhe Metës, edhe Arben Ahmetaj kërkon që seanca të jepet për publikun

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme kërkon që seanca gjyqësore ndaj tij të regjistrohet dhe t’i serviret publikut.

Kërkesa u artikulua në nga avokati i tij në seancën e radhës të dosjes “Buka sh.a”. 

“Të transmetohet direkt seanca. Publiku ta shohë procesin”, tha avokati Henrik Ligori.

Kjo lëvizja nga ana e mbrojtjes së ish-numrit dy të qeverisë vjen pas kërkesës së bërë fillimisht nga ish-presidenti Meta dhe më pas nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.