... Nami.al

Gjyqi i themelit/ Ish-presidenti Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit

Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta.

Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftoj të ndiqni dhe transmetoni seancën.”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami.

Deputetët e PD dhe të PL-së kanë mbërritur në GJKKO për të ndjekur seancën.

Avokati mbrojtës i Metës, para hyrjes në gjykatë dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se “Seanca e parë është si dashuria e parë, nuk harrohet. Tani fillon beteja!”