... Nami.al

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, Eduart Merkaj

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ne vend të tij është emëruar ish-drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, i cili do të drejtojë tashmë AMP-në.

Ndryshimi në krye të AMP vjen pas disa lëvizjeve në strukturat e rendit, ndërsa nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së Merkajt.