...
Kryeministri Edi Rama tha sot se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të ndërhyjë në procesin gjyqësor që zhvillohet në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Rama tregoi se kjo kërkesë është bërë gjatë një takimi me Trump, në ditën e themelimit të Bordit të Paqes, ku sipas tij ngriti një çështje që lidhet me drejtësinë ndërkombëtare.
“Ishte mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putin që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh”, tha Rama.
Ai shtoi se, sipas këndvështrimit të tij, gjykata u krijua mbi këto pretendime:
“Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare.”
Më tej, Rama deklaroi se zhvillimet e mëvonshme e kanë ndryshuar drejtimin e procesit:
“Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n.”
Në përfundim, ai theksoi kërkesën e bërë ndaj presidentit amerikan:
“I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”.