... Nami.al

SPAK lëshon urdhërarrest për biznesmenin e njohur të “Pepa Group”!

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, kundër një grupi të trafikut të drogës.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) janë lëshuar 11 urdhër arrest, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit pepa Group.

Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle. Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.