... Nami.al

Helena Kaçe “godet” sërish, zbërthen me pak fjalë dosjen “Babale” dhe arrin në përfundimin: PD të kërkojë falje!

Helena Kaçe, e reja që sipas të gjitha parashikimeve të kryeministrit do të jetë pasardhësja e tij, ka goditur sërish.

Në një video të postuar në Instagram, ku bie në sy mikrofoni 200 eurosh, Helena “zbërthen me një mprehtësi që të lë pa fjalë dosjen “Babale” për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Me pak fjalë ajo thotë se katër veta me në krye deputetin sajuan dhe shpifën për një qytetar që rastësisht qëlloi të jetë, vëllai i ish kryeministrit dhe ndaj burgu është mëse i merituar.

E indinjuar me protestën e opozitës Helena thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje, sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm.