... Nami.al

Opozita kaos në Kuvend, kthen përmbys karriget e deputetëve

Deputetët e opozitës kanë bllokuar ma karrigen foltoren e sallës së seancave plenare të Parlamentit, duke bllokuar sërish seancën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij LIVE në Facebook teksa qëndron përpara grumbullit të karrigeve të kthyera përmbys mes sallës së Kuvendit.

“Kjo është sot salla e Parlamentit të vendit. Vazhdon mosbindja civile e parlamentareve të opozitës”, tha ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa garda është rreshtuar pranë foltores në sallën e parlamentit të kthyer në kaos.