... Nami.al

Reshjet masive përmbytin rrugët e Durrësit, kaos në rrugë nga trafiku i rënduar

Për shkak të reshjeve të shiut, Durrësi ma nisur problematikat e para në disa akse rrugore.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë janë përmbytur, duke sjellë kaos dhe trafik.

Në rrugë është e pamundur të kalohet, ndërsa disa qytetarë detyrohen të kalojnë përmes ujit për të çuar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla.

Ndërkohë, ka prezencë të madhe të trafikut në rrugë.