... Nami.al

Sekuestrohet lëndë narkotike në Tropojë/ Vihet në pranga i riu, procedohet adoleshentja

Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’ është konstatuar një rast i veprimeve kriminale në fushën e narkotikëve , në Tropojë.

Është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A.Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare.

Në automjet janë gjetur lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen. Arrestohet 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë 16-vjeçarja, të dy banues në Durrës.