... Nami.al

Zbulohet akuza për dhëndrin e Berishës, rrezikon 7 deri 15 vite burg

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u vu në pranga në Rinas, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe ndërtuesi dhe pronari i truallit Fatmir Bekteshi. Malltezi do të akuzohet për “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, u regjistrua nga SPAK pas një denoncimi të Taulant Ballës. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 4-12 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim nga 7 deri në 15 vjet me burgim.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Për të njëjtën çështje është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe Sali Berisha.