... Nami.al

Përleshje masive në Kuvendin e Kosovës, sulmohet fizikisht Albin Kurti

Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.

Fillimisht ndaj kryeministrit Kurti është hedhur ujë dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Në kuvend ka ndërhyrë edhe policia.