... Nami.al

I doli emri në dosjen “Ahmetaj”/ Baftjar Zeqo: Takim para 11 vitesh, nuk e kujtoj!

Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo ka sqaruar se emri i tij në dosjen e SPAK është përmendur për një takim të 11 viteve më parë, që nuk ka të bëjë me inceneratorët. Në një prononcim për gazetarët, Zeqo tha se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin, sepse flitet për një ngjarje të shumë viteve më parë.

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe.

Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im. Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do të thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë.

Më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai.