... Nami.al

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Kryemadhi: Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa pagesat vetëm venë

Monika Kryemadhi, e cila është ndër politikanet që u investua më shumë për të denoncuar aferën e inceneratorëve, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Kryemadhi i kërkon SPAK që të merret me pagesat ndaj kompanive të inceneratorëve që sipas saj vijojnë të kryhen rregullisht, duke iu referuar këtu dhe Bashkisë së Tiranës.

Postimi i Kryemadhit:

Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!