... Nami.al

Asgjësohen mbi 1500 bimë kanabisi në Lezhë, autori në arrati

Vijon megaoperacioni policor ‘Imazhi’, në kuadër të goditjes së veprimtarive narkotike.

Në fazën e 23-të të këtij operacioni, u asgjësuan nëpërmjet djegies 1541 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.