...
Seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, 31 vjeçarin që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit në Tiranë, është shtyrë për në datën 20 korrik.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshem në spitalin psikiatrik të Shehut. Gjykata i ka dërguar serish shkresë kryedemokratit për t’u paraqitur në seancë.