... Nami.al

Zjarr masiv në Vlorë, merr flakë fusha e plehrave (VIDEO)

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme vend hedhjen e mbeturinave në qytetin e Vlorës.

Flakët janë përhapur në gjithë zonën, ndërsa ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit. Siç shihet edhe nga pamjet, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Tymi ka mbërritur dhe në qytetin e Vlorës. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët.