... Nami.al

Krim tronditës në Kosovë, ekzekutohen me armë dy vëllezërit, arrestohet autori

Ditën e djeshme vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës. Motivi i konfliktit që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.

Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj. Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës. Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë, për Gazetën Express. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervista me të ka qenë e pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

Mendohet se dy vëllezërit që mbetën të vdekur e kishin paralajmëruar familjen e tyre për problemet e vazhdueshme qe kanë pasur me të dyshuarin.