... Nami.al

Beleri në burg, revoltohet Ministria e Jashtme greke: Shqipëria nuk po respekton shtetin e së drejtës

Fredi Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës, por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak.

GJKKO e ka refuzuar kërkesën për leje të Belerit, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Ministria e Jashtme greke duke thënë se rrëzimi i kërkesës tregon se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë.

Ministria thotë në njoftim se Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtë.

“Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarës, Fredi Beleri, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. .
Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e rajonit. .
Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”- thuhet në njoftim.