...
Burime konfirmojne se kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë, vjen në kuadër të procedimit me nr 130/2023 të SPAK.
Ky hetim është regjistruar për një sërë veprash penale, ku dyshohet se janë përfshirë anëtarë të komunitetit MEK të strehuar në Shqipëri. Konkretisht:
Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike
Ndërhyrje në sistemet kompjuterike
Keqpërdorim i pajisjeve
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se rreth 150 pajisje, ndër to njësi kompjuterike, laptop dhe USB që janë sekuestruar priten t’i nënshtrohen një ekspertimi.
Pritet të mësohet nëse në këto pajisje apo nëpërmjet tyre është mbledhur, përdorur, transferuar apo keqpërdorur informacion i enkriptuar apo të dhëna të ndryshme.