...
Opozita e Iranit, disa qindra persona nga Irani të strehuar në Manëz janë përplasur me forcat speciale ditën e sotme, kur RENEA hyri me gaz lotsjellës për të kontrolluar kampin.
Dyshohet se qëllimi i policisë ka qenë të kontrollojë kompjuterat e muxhahedinëve pas dyshimeve se ata ishin autorë të sulmeve kibernetike ndaj Iranit, ç’ka provokoi edhe sulmin kibernetik.
Në videon më poshtë duken qindra muxhahedinë që dalin në protestë në ambjentet e kampit kur policia nisi rrethimin. Disa prej tyre thonë se dy persona mbetën të vrarë nga bastisja e policisë, por ky informacion nuk është konfirmuar nga policia.