... Nami.al

Situatë problematike në Korçë dhe Maliq, përrenjtë vërshojnë në rrugë

Juglindja e vendit është prekur më së shumti nga moti i keq dhe reshjet e dendura. Mësohet se dy fshatra: Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur.

Përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë përmbytjen e rrugëve të këtyre zonave. Uji ka vërshuar në rrugë, banesa por edhe në varrezat e fshatrave Zëmblak dhe Shamoll.

Situata është kritike në fshatrat e bashkisë Maliq pasi uji ka vërshuar gjithandej. Kjo e premte i ka gjetur banorët duke pastruar rrugët, por edhe baltën që ka depërtuar në oborret e shtëpive.