...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka kursyer sarkazmën për rolin e liderit global në zgjidhjen e krizave ballkanike.
I pyetur gjatë një konference shtypi me gazetarët kosovarë se çfarë mendon për propozimin e Ramës për një draft-statut për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk e ka lexuar atë.
Pastaj ai shtoi: “Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë” ironizoi Kurti.
Javën e shkuar Edi Rama mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke deklaruar se ai ka një zgjidhje për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe se draftin e tij konfidencial të hartuar nga specialistët më të mirë konstuticionalistë në perëndim ua ka dorzuar kancelarive të presidentit francez dhe kryeministrit gjerman.