Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, (3 qershor 2023) në Përmet në lagjen ‘Partizani’.
Një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.
I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën.
Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.
