... Nami.al

Arrestohet me urdhër të SPAK sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë dhe një tjetër zyrtare (Emrat)

Më urdhër të SPAK, ditën e sotme janë vënë në pranga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.

Mësohet se dy zyrtaret akuzohen për korrupsion.

Lidhur me këto arrestime reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.