... Nami.al

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri shtrohet ne urgjencë në spital

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është shtruar në spitalin e burgut.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Ervin Leka, se Beleri ndodhet prej katër ditësh i shtruar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Mësohet se shkak për përkeqësimin e shëndetit të Belerit, janë bërë problemet kardiake.

Ai u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.