... Nami.al

GJKKO rrëzon kërkesën e Dervishajt dhe Merdanit për inceneratorin e Fierit

Gjykata e Posaçme tërhiqet për të verifikuar aktet e përfaqësimit për të pandehurit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e mos kompetencës nga kjo Gjykatë.

U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua.