... Nami.al

SPAK operacion të madh në trekëndëshin “e nxehtë” Tiranë-Durrës-Fushë Krujë, 15 të arrestuar

SPAK po zhvillon një operacion te madh antidrogë në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës, ku janë arrestuar 15 persona.

Arrestimet janë kryer nga policia për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni vijon, teksa po zhvillohet në zona periferike të kryeqytetit, Fushë-Krujës, Krujës dhe Durrësit.