... Nami.al

Përgjaken rrugët e Tiranës, një i vdekur dhe një i plagosur nga përplasja e dy makinave

Përfshihen në aksident dy makina në Tiranë, ku per pasoje ka humbur jeten nje person dhe eshte plagosur nje tjeter.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.