... Nami.al

Mashtroi çiftin e moshuar se do i jepte pension invalidi, arrestohet tekniku i laboratorit në Spitalin e Elbasanit

Një 37-vjeçar, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit, është arrestuar nga policia.

Mësohet se ai ka mashtruar një çift, duke i premtuar pension invaliditeti në kundërshtim me ligjin. Pas kallëzimit të çiftit, u zbulua se 37-vjeçari i ka marrë këtyre shtetasve 100 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”