...
Zbulohet fotoja e autorit te vrasjes ne Kavaje, Habib Rexha, i cili eshte vëllai i Altin Rexhës.
Ashtu siç u raportua më parë, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Grosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal.
Ndërsa, vrasja e sotme lidhet me këtë ngjarje të dy muajve më parë, ku Habib Rexha duket se ka marrë hakun e vëllait.
E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Grosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës, së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.