... Nami.al

Humbja e thellë në zgjedhje, Meta takim urgjent me Berishën në selinë e PD

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e PD.

Ky është takimi i parë pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit, ku koalicioni i Ilir Metës me Sali Berishën, shënoi nj humbje të thellë përballë Partisë Socialiste.

Kujtojmë se PS arriti të merrte 53 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 të tilla, ndërsa “MEGA” mori bashkinë e Finiqit.

Po kështu PS ka marrë dhe pjesën dërrmuese të këshillave bashkiakë.